Do të ishte një tjetër histori pa formulën e re? Mos harroni Tiranën në luftën e titullit kampion, ajo e Beshiktashit është për t’u studiuar…

A do të ishte një tjetër histori te Tirana nëse nuk do të ndryshuar formula e “Final Four”? Te bardheblutë, për të justifikuar disi edhe rezultatet jo të mira të këtij sezoni, mendojnë se po. Megjithatë fakti është se nëse ka një ekip që ka përfituar më shumë nga fati i ndryshimit të formulës në këtë moment, është pikërisht Tirana.

E gjithë situata që ndodhi me trajnerin Shehi në atë fazë të kampionatit, në një edicion të rregullt pa “Final Four”, do të ishte thuajse vetvra.sëse. Por për fatin e bardhebluve, skema e re i jep kohë.

E sa herë që bëhen diskutimet për titullin kampion, gjithmonë është Egnatia dhe Partizani që shtrohen në tryezë, si dy ekipet e momentit. Megjithatë nuk duhet harruar që në këtë valle është edhe Vllaznia me Tiranën, veçanërisht Tirana.

Vllaznia e Qatip Osmanit ka shkuar gjithashtu në një moment fantastik, por duket se shkodranëve i mungon ende diçka për ta parë veten si kampion të këtij edicioni. Por kjo nuk do të thotë se Vllaznia është jashtë kësaj loje, përkundrazi, Qatip Osmani ka treguar se mund të bëjë çudira.

Nga ana tjetër, Tirana është ajo e këtij kampionati, mes luhatjeve të panumërta, por edhe ajo e Europës së sezonit të shkuar. Nuk duhet harruar që Tirana ishte ekipi më i mirë i Shqipërisë në Europë në verën e shkuar.

Pavarësisht se Partizani shkoi më larg në letër, për mënyrën si luajtën, Tirana ishte një hap tjetër. Paraqitje dinjitoze me Beshiktashin dhe një fitore e marrë me Dinamo Batumin, ku nuk ishin favorit. Pavarësisht disa ndryshimeve në skuadër, potenciali është ende aty dhe është thuajse e njëjta baza e lojtarëve.

Ishte pikërisht ai grup që shkëlqeu në Europë duke krijuar idenë e një skuadre të pathyeshme, që sapo shkeli Superioren me nisjen e sezonit të ri, po merrte rezultate jo shumë pozitive, megjithëse ishin e njëjta skuadër. Pra Tirana mund të transformohet në ndeshjet finale, por nuk është shumë e mirë kur bëhet fjalë për një garë të gjatë. Dhe për të evituar çdo surprizë të mundshme, kundërshtarët direkt që kërkojnë titullin kampion, duhet të studiojnë më shumë Tiranën që luajti me Beshiktashin dhe jo këtë aktualen. Pavarësisht ndryshimit të trajnerit apo filozofisë së lojës, në finale luhet me të njëjtin identitet, luan fanella. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online