Do të ishte një fitore me aromë Ligue 1, Xhuliano Skuka pret sot për golin e parë në Francë

Një prej futbollistëve shqiptarë të Europës që do të ketë vëmendje maksimale në mbrëmjen e sotme është Xhuliano Skuka. Sulmuesi u transferua nga Partizani në Metz dhe një hap i tillë kërkon kohë të madhe të përshtatjes. Por lojtari po provon me të gjitha mënyrat për të bindur trajnerin që t’i jap sadopak minuta që të shpalos aftësitë e tij.

Në orën 20:45, Metz do të përballet kundër Caen. Në rast të një fitore të Metz, atëherë ky ekip do të shkonte vetëm 1 pikë larg vendit të dytë që të dërgon menjëherë në Ligue 1. Nga ana tjetër Skuka pret që kjo të jetë ndeshja e tij për të shënuar golin e parë në Francë. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *