Përballja mes Realit të Madridit dhe Bajernit të Mynihut, e përfunduar në shifrat 2-1 në gjysmëfinalen e Champion League, u mbyll me polemika. Goli i De Ligtit u anullua për pozicion jashtë loje, por protestat ishin të shumta për këtë vendim. Drejtori sportiv i Bayern, Max Eberl, dha një tjetër deklaratë të fortë pas ndeshjes.
“Të gjithë donim të ishte një finale gjermane në Champions League, do të ishte e tillë, përveç arbitrave polakë. Arbitri e pranoi gabimin e tij për golin e anuluar dhe na kërkoi falje, por për çfarë na duhet ne kjo falje tani?”, tha Eberl. /Sport Ekspres/