Do të ishte hap përpara në karrierë, Oxfordi në Angli bën ofertë zyrtare për lojtarin e Shqipërisë

Është merkato e janarit dhe tifozët shqiptarë presin dhe shohin me interes zhvillimet që vijnë nga legjionarët, përpara Europianit të Gjermanisë. Një zhvillim i rëndësishëm vjen nga Armando Dobra, që pak ditë më parë u shpreh në mediat britanike se ëndrra më e madhe është pjesëmarrja në Europian me fanellën e kuqezinjëve.

Aktualisht Dobra është pjesë e Chesterfield në National League. Por së fundmi është raportuar lajmi se Oxford United ka bërë një ofertë zyrtare për lojtarin e Shqipërisë. Kjo skuadër ndodhet në League One, pra dy divizione më lart se kampionati ku luan Dobra aktualisht. Për më tepër Oxford United ndodhet në vendin e pestë dhe po lufton për t’u ngjitur në Championship. Nëse ky transferim do të kryhet me sukses, ky do të ishte një hap i madh përpara në karrierë për Dobrën. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online