Do të ishte finalja e Champions League e ëndrrave, Leverkusen uron Real Madrid: Kam dëgjuar për golat në minutën e fundit…

Real Madridi bëri një tjetër përmbysje të çmendur, këtë herë duke fituar 2-1 kundër Bayern dhe duke arritur në finalen e Champions League. Golat u realizuan në minutat e fundit dhe mes urimeve të shumta, ishte edhe Leverkusen që kishte disa fjalë për madrilenët.

Reali do të përballet në finale me Dortmundin, por çdo tifoz i futbollit do të kërkonte një finale në këtë sezon mes Real dhe Leverkusen. “Kam dëgjuar për golat në minutën e fundit”, shkruan ekipi i Xabi Alonso.

Kjo është skuadra e vetme e pamposhtur në Europë për këtë sezon dhe ashtu si Reali, ka shënuar shumë gola dhe shpëtuar shumë ndeshje në minutat e fundit. Imagjinojeni nëse do të kishim në këtë sezon, Real Madrid-Leverkusen. /Sport Ekspres/