Çekia i është bashkuar një nisme të veçantë që u krijua nga Slavia e Pragës. Nëse më parë jemi mësuar si zakonisht me klube që kërkojnë të afrojnë fëmijët apo femrat në stadium, çekët kanë menduar më shumë për moshën e tretë.
Kështu ata kanë vendosur që gjyshërit që përfshijnë moshën nga 63 vjeç e më sipër, të jenë në stadium për ndeshjen me Shqipërinë duke mos pasur asnjë kosto. Biletat e stadiumit për ta do të jetë falas duke filluar nga takimi me kuqezinjtë. /Sport Ekspres/