Do të donin që ndeshja të ndalej më shpejt! Lacio masakrohet nga ekipi danez, Hysaj me shokë pësojnë 5 gola

Lacio ka kaluar sot një nga mbrëmjet më të këqija në historinë e tyre. Një nga ato ndeshje që lojtarët do të donin të ndalej sa më shpejt të ishte e mundur. Bardheklatrit janë masakruar me rezultatin 5-1 nga Midtjyllandi.

Paulinho (26‘) dhe Kaba (30‘) ishin e autorët e golave në pjesën e parë, ndërsa në të dytën, kur të gjithë prisnin reagimin e Lacios, Evander (52‘) tund rrjetën nga pika e bardhë e penalltisë. Milinkoviç-Saviç ngushton diferencat në minutën e 57, por vetëm 10 minuta më vonë Isaksen e dërgon sërish topin në portën e italianëve.

Në fund ishte Sviatchenko ai që në minutën e 72-të i vulosi shifrat në 5-1. Titullar nga minuta e parë në këtë ndeshje ishte edhe Elseid Hysaj. Mbrojtësi shqiptar ka zhgënjyer me paraqitjen e tij, duke ndarë fajin për golat e pësuar nga Midtjyllandi./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

https://twitter.com/enes_byy/status/1570476565368029185

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *