Do të debutojë kundër Shqipërisë, Santos është trajneri më i paguar në historinë e Polonisë

Fernando Santos është trajner i ri Polonisë. Portugezi do të nisë përvojën e tij të tretë në drejtimin e një Kombëtareje, teksa më parë ka udhëhequr Greqinë dhe Portugalinë. 68-vjeçari u largua nga stoli i luzitanëve pas eliminimit nga Kupa e Botës në muajin dhjetor pas 8 viteve në krye të tyre.

Në periudhë në të cilën ka arritur të fitojë dy trofe të rëndësishëm për Portugalinë, Kampionatin Europian dhe Ligën e Kombeve. Sigurisht që një e shkuar e tillë kërkon një sforco ekonomike, të cilën Federata Polake e ka marrë përsipër ta realizojë. Santos do të jetë trajneri më i paguar në historinë e Polonisë. Sipas “Sport.pl”, ai do të përfitojë 3 milionë euro nga kontrata me bardhekuqtë. Trajneri i portugez do të debutojë në stolin polak në muajin mars, kur kundërshtar të parë do të ketë Shqipërinë./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *