“Do ta vendosin episodet”! Brdariç flet para ndeshjes Partizani-Vllaznia: Kini kujdes nga Skuka!

Brdaric ka folur në konferencën për shtyp para ndeshjes Partizani-Vllaznia. Një përballje kjo e cila ka prodhuar gjithmonë spektakël, por edhe shumë diskutime pas ndeshjes. Trajneri i shkodranëve është shprehur se takimi do të vendoset nga detajet dhe lojtarët duhet të bëjnë kujdes nga njeriu i momentit, Skuka.

“Nesër do të jetë një përballje shumë interesante me Partizanin. Kemi një ekip shumë të aftë për të shënuar gola, por duhet të gjejmë një balancë të mirë mes sulmit dhe mbrojtjes, nesër dhe në çdo ndeshje. Mund të kemi lojë ofensive, por baza është mbrojtja. Nesër varet çdo gjë nga ne. Të dyja ndeshjet kundër Partizanit kanë qenë shumë të ngushta.

Nesër do e bëjnë diferencën detajet. Duhet të fokusohemi dhe të përqendrohemi te gjërat thelbësore. Nëse i lejojmë hapësira, Partizani është një ekip që luan shumë mirë futboll. Ata kanë marrë edhe sulmuesin e ri Skuka, i cili ka shënuar disa gola. Ne duhet të mundohemi të krijojmë raste të shumta shënimi, të mbrohemi mirë dhe të ruajmë fokusin për 90 minuta”, tha Brdaric. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online