Gareth Bale nuk i ka marrë vetes më të mirën e mundshme. Sulmuesi i Realit të Madridit e ka kthyer futbollin gjithmonë në planin dytësor dhe për këtë arsye nuk arrin të shpalos gjithë potencialin e mundshëm. Aktualisht futbollisti është kthyer te Reali i Madridit. Trajneri i ri, Ancheloti, është shprehur se do t’i jap një tjetër mundësi Bale që në kohën e Zidan preferonte të lunate golf përpara ndeshjes së madrilenëve në “Champions League”.
Kjo mungesë dëshire e madhe po reflekton gjithmonë e më shumë në kokën e Bale që sipas “Marca” po mendon që të vendosi këpucët në gozhdë pas Euro 2021. Nëse asgjë nuk ndryshon në kokën e uellsianit kundër Shqipërisë do ta shohim për herë të fundit dhe njëkohësisht tifozët europian do të kenë mundësinë që ta shohin edhe për një muaj në fushën e futbollit. /Sport Ekspres/