Xhanluixhi Bufon ka dhënë një intervistë për “Gazzetta dello Sport”, ku ka treguar ndeshjen që do e mbajë përgjithnjë në kujtesën e tij. Portieri italian veçon përballjen kundër Realit të Madridit në Ligën e Kampionëve. Juventusi arriti të dërgonte rezultatin në 3-0 dhe ishte pranë kalimit në shtesa, por Reali fitoi një penallti në momentet e fundit dhe eliminoi bardhezinjtë nga Liga e Kampionëve.
“Ndeshja që do të mbaj gjithmonë me vete është eliminimi kundër Realit të Madridit. Do të qendrojë gjithmonë në zemrën time. Përfundoi në atë mënyrë që përfundoi, por ishte një ndeshje e pabesueshme dhe këto gjëra qendrojnë me ty”, ka treguar Xhanluixhi Bufon./Halit Delibashi-Sport Ekspres/