VIDEO/ E pabesueshme! Lojtari më fatkeq në La Liga, arbitri mbyll lojën sapo gjuhet goditja e golit

Real Vajadolidi ka marrë një goditje të rëndë ditën e sotme, teksa pas humbjes 0-3 nga Sevija është në prag të rënes nga kategoria. Një ndeshje që mund të kishte një rezultat tjetër në fund të saj, por arbitri bëri që loja të merrte tjetër rrjedhë.

Gjyqtari i katërt akordon 4 minuta shtesë në pjesën e parë, megjithëse lejohet të luhet edhe një minutë më tepër për shkak të vonesave. Arbitri kryesor i takimit i lejon Vajadolidit të ekzekutojë një goditje nga këndi në limitet e pjesës së parë. Gjuajtja e parë bllokohet nga ana e Sevijës, ndërsa e dyta dërgohet në rrjetë nga Eskudero.

Por në vend të festës, lojtarët e Vajadolidit rrethojnë arbitrin pas vendimit të çuditshëm të marrë nga ky i fundit. Kryesori i ndeshjes i vërshëlleu bilbilit që në momentin kur Eskudero nis të godasë topin, duke e bërë të pavlefshëm golin e shënuar. Për fatin e keq të tij, mbeti sërish në fuqi rezultati 0-0, që në pjesën e dytë u kthye në favor të Sevijës./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online