“Do ta blej Juventusi dhe do ta dërgojë te U-23 për t’u rritur”! Media italiane zbulon planin e bardhezinjëve për sulmuesin e Shqipërisë U-21: Gati 2 milionë euro…

Stiven Shpendi ka kaluar një sezon të mrekullueshëm. Gola të shënuara te Cesena, ndërsa këtë saktësi të madhe e ka mbajtur edhe te Shpresat. Sa herë që ka hyrë në fushën e blertë, ka arritur të tregohet rezultativ edhe me Shqipërinë U-21.

Interesimet janë të shumta për këtë lojtar, por Sasuolo dhe Juventus kanë pasur bisedat më konkrete me Cesena. “Calciomercato” ka shkruar një artikull së fundmi për Shpendin teksa tregon edhe planin e bardhezinjëve.

“Juventusi po mendon seriozisht që të paguajë për Shpendin. Dy milionë euro, janë shumë për të, por talenti i këtij djali ka magjepsur drejtuesin. Do ta shohim bardhezi, por jo me ngjyrat e Cesenës. Plani është që Juventusi ta blejë dhe sulmuesi të rritet te U-23 para se të bëj kapërcimin e madh”, shkruhet nga “Calciomercato”. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *