“Do rrezikoja kundër Italisë, jo me Shqipërinë”! Mbrojtësi i Çekisë flet për rikthimin dhe provën para Europianit

Mbrojtësi i Bristol City, Tomas Kalas, duket se është kthyer në formën më të mirë pas problemeve fizike që ka kaluar këto kohë të fundit. Trajneri i Çekisë e ktheu si titullar në ndeshjen me Shqipërinë dhe përgjigja ishte ajo që pritej për të bindur me performancën e tij.

Kjo Kombëtare zhvilloi dy miqësore përpara Europianit ku fillimisht luajti me Italinë duke humbur në shifrat 4-0 përpara se të ndeshej me Shqipërinë, atje ku arriti të fitonte në shifrat 3-1. Ndërkohë mbrojtësi Kalas është shprehur se tifozët duhet të rrinë të qetë pasi nuk është sforcuar shumë në përballjen e fundit që luajti për 90 minuta.

“Jam mirë. Nëntëdhjetë minuta kundër Shqipërisë do të ishin të vështira për t’u trajtuar nëse nuk do isha mirë. U ktheva të nesërmen në stërvitje dhe bëmë fizioterapi. Nëse miqësorja do të kishte qenë kundër Italisë, do të ishte një rrezik, jo me Shqipërinë”, tha Kalas. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *