Nga Klaudio Ndreca
Edon Zhegrova do i kishte marrë më tepër karrierës deri në këto momente nëse do të përkushtohej dhe disiplinohej më tepër në futboll. Aftësia dhe talenti nuk i mungon, madje e ka me shumicë, por edhe dëshira për të qenë në qendër të vëmendjes e ka dëmtuar në jo pak raste.
“Do më shihni te Barcelona”! Ky ishte premtimi i Zhegrovës pak kohë më parë, duke mos e ndalur kufirin e imagjinatës. Gjithsesi jemi në pikën që Baseli nuk e bleu kartonin e tij nga Genk, ndërsa në skenë kanë dy ekipe të reja. Nga mediat në Francë raportohet se Nantes i është bashkuar edhe Dijon, që janë të interesuara për të marrë shërbimet e Zhegrovës në merkaton e verës. /Sport Ekspres/