Rei Manaj mori përsipër një bast të rrezikshëm në karrierë. Pas eksperiencave të tij në Itali dhe Spanjë, sulmuesi zgjodhi që të shkonte në Angli. Të gjithë e dimë tanimë që futbolli më i bukur në botë luhet në këtë vend dhe njëkohësisht më i vështiri për lojtarët, pasi shumë pak prej tyre kanë “gjunjë” për të përballuar ritmin anormal.
Prova e Manajt mund të quhet e djegur, madje nuk e kishte as shansin e provës. Vetëm pak minuta të luajtura te Ëatford dhe një dëmtim i gjatë e priu sulmuesin shqiptar. Drejtuesit e klubit nuk ishin më të interesuar për të parë rikthimin e tij dhe vendosën që t’i shkëpusnin kontratën.
Por si është komentuar kjo lëvizje? Kreu i tifozëve të Ëatford, Justin Beattie, ka dhënë një prononcim për “Footballleagueëorld” dhe nuk e fshehu aspak gëzimin. “Koha e Rei Manaj te Watford ishte shumë zhgënjyese. Nuk pashë shumë prej tij për të qenë i sinqertë, kaloi shumë kohë i dëmtuar. Kur ishte në fushë, ishte jashtëzakonisht i dobët si lojtar dhe sulmues. Të lirosh hapësirë në skuadër duke “e hequr qafe” atë ishte gjëja e duhur për të bërë. Do të harrohet shumë shpejt nga tifozët dhe ndoshta do të kujtohet në formën e shakasë pas disa vitesh”, tha Beattie. /Sport Ekspres/