Drita në fund të tunelit/ Kristjan Asllanin e pret një e ardhme e ndritur, te Interi përgatiten për lamtumirën e Brozovic

Pak dritë në fund të tunelit për Kristjan Asllanin! Mesfushori shqiptar do të transferohej te Interi nga Empoli dhe menjëherë shfaqi aftësitë e tij në ndeshjet e para përgatitore para nisjes së sezonit në Serinë A.

Inzagi po i jepte pak hapësira dhe momenti i keq i lojtarit të Shqipërisë kulmoi me rastin e humbur ndaj Barcelonës. Tani, nga ndeshja në ndeshje Asllani ka fituar dashurinë e tifozëve me mënyrën sesi po paraqitet në ato pak minuta të dhëna nga trajneri.

Por në Itali tregojnë planin e Interit me blerjen e kartonit të këtij futbollisti. Zikaltërit presin që të largojnë Brozovic në fundin e këtij sezoni dhe kjo do të thotë se Asllani do të ketë në dorë çelësat e mesfushës. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online