“Do kemi lajme të mira për futbollin”, Gjici flet për shtëpinë e re të Kukësit: Ja kur do të jetë gati

Kategoria Superiore vijon të mbetet pezull nga Qeveria, që ende nuk ka vendosur të miratojë 4 kërkesat e paraqitura nga preidentët e klubeve. Që prej shtatorit futbolli ka hyrë në bojkot, si masë ekstreme për të marrë vëmendjen e shteti shqiptar në mënyrë që t’i japin një frymëmarrje sportit në vend.

Presidenti i Nderit i Kukësit ka folur sërish rreth kësaj teme. I ftuar në një intervistë për “Ilva Now”, kreu i verilindorëve shprehet se ekipet duhet të rikthehen në fushë dhe Liga e Qeveria të gjejnë gjuhën e përbashkët për të zgjidhur problemin e ngritur. Një tjetër çështje e diskutuar prej tij është edhe ajo e stadiumit të ri të Kukësit. Gjici duket besimplotë se në fund të vitit gjithçka do të jet gati dhe punimet do të kenë përfunduar.

“Po, besoj që gjërat janë mirë, në rrugën e duhur, por akoma nuk ka konkluzion. Unë e kam thënë se tavolina, negociatat me palën e qeverisë është mënyra për ta zgjidhur këtë problem. Besoj se Federata dhe Liga me negociata me qeverinë do të zgjidhin këto kërkesat, që në fakt janë të negociueshme. Unë them se liga ka të drejtë në disa prej kërkesave drejtuar qeverisë.

Bojkoti pafund nuk ka kuptim. Ka ardhur koha që të ulën në tryezë liga, federata dhe qeveria ta zgjidhin këtë punë. Besojmë se do kemi lajme të mira. Për rikthimin e futbollit e vendos liga, unë besoj se të gjitha klubet do mblidhen dhe do të vendosin.

Kanë ecur mirë punët në stadium. Investimi është 50 me 50 me qeverinë, dhe them shumë shpejt. Besoj se nga fundi i vitit. Unë kam qenë kundër bojkoti që në fillim, por klubet kanë vendosur për të bojkotuar. Të gjithë janë për të realizuar kërkesat për të formalizuar ekipet e futbollit. Unë nuk jam negociator mes Ligës dhe Ramës. Gjithmonë Rama ka qenë për të negociuar për çdo gjë, dhe këtë e ka shprehur edhe vetë që mund të ulemi dhe mund t’i shprehim shqetësimet. Kam besim se ekiporet e futbollit do kthehen në fushë”, ka thënë Safet Gjici./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *