Do jenë rivalë në fushë, Mane bën humor me Mylerin: Kujdes, mos i paso Levandovskit

Barcelona dhe Bajerni i Mynihut do të përballen mbrëmjen e nesërme në fazën e grupeve të Ligës së Kampionëve. Por këtë herë Levandovski do të mbajë veshur fanellën e katalanasve dhe jo atë të bavarezëve, me të cilët fitoi gjithçka.

Në të shkuarën polaku kishte një marrëdhënie mjaft të mirë me Tomas Mylerin, teksa kuptoheshin shkëlqyeshëm me njëri-tjetrin si jashtë fushe, ashtu edhe brenda saj. Në konferencën për shtyp përpara sfidës, Myler zbulon edhe batutën e Sadio Manesë. Senegalezi ka këshilluar mesfushorin që të mos i pasojë gabimisht Levandovskit këtë herë.

“Sadio ka bërë shaka duke më thënë këto 10 ditët e fundit që të jem i kujdesshëm dhe të mos i pasoj aksidentalisht topin Levandovskit. Ne duhet të luajmë lojën tonë nesër dhe të mos përqendrohemi shumë te Leva”, ka thënë Tomas Myleri./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *