Pati krisje me klubin për lojtarët, Pejiç përshëndetet me Kukësin: Respekt të madh për tifozët

Pero Pejiç dhe Kukësi kanë ndarë rrugët, edhe pse kampionati ka pak javë që ka nisur. Merkatoja e bërë këtë verë duket se ka qenë një “mollë sherri“ me klubin, pasi nuk po justifikojnë nivelin e tyre, si dhe harmonia në grup nuk është ajo që pritej. Por pavarësisht shkarkimit, kroati largohet me falenderime për Kukësin dhe tifozët e këtij ekipi.

“Është koha për të thënë lamtumirë! Ishte kënaqësi të punoja me ju. Faleminderit Kukësit dhe Safet Gjicit që më dhatë mundësinë për të punuar dhe për t’u përmirësuar në një sfidë të re si drejtor sportiv dhe trajner. Faleminderit për mbështetjen dhe një respekt të madh për tifozët. Ju uroj më të mirën në të ardhmen“, ka shkruar Pero Pejiç në llogarinë e tij zyrtare në “Instagram”./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online