“Do i bëjmë një dush dhe masazh”, trajneri i Majorkës tregon gjendjen e Muriqit: Mezi u stërvit pak

Trajneri i Majorkës është paraqitur në konferencë për shtyp përpara gazetarëve, ku ka treguar gjendjen e ekipit të tij pas kthimit të lojtarëve që ishin grumbulluar me kombëtaret e tyre. I pyetur në lidhje me Xhovanin, Kang Linë dhe Muriqi, tekniku meksikan është shprehur se ishin të lodhur për shkak të udhëtimit dhe ndeshjeve të zhvilliara me ekipet e tyre kombëtare. Gjendja fizike e këtyre lojtarëve ishte e dobët, duke mos arritur të kryenin dot normalisht seancën stërvitore.

“Mezi ushtroheshin pak, nuk e bënë të gjithë punën me ekipin për shkak të orëve të fluturimit dhe lodhjes së grumbulluar nga ndeshjet. Shpresoj të jenë mirë. Të paktën ata vijnë me kokë të kthjellët, janë të lumtur që luajnë me Kombëtaret e tyre. Është gjithmonë bukur të përfaqësosh vendin e tënd dhe do të shohim nesër nëse ata janë më në fund gati për të filluar apo jo. Nëse loja do të ishte sot, ata nuk do të mund të luanin, por do të shohim pas 24 orësh, sepse udhëtimet ishin vra.sëse. Ne do t’i bëjmë një dush dhe masazh sot dhe nesër do të shohim se si po ecin dhe do të marrim vendimin”, ka deklaruar Havier Agirre./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online