Çmenduri për një biletë/ Shkon në 28 mijë euro çmimi për të parë ndeshjen e fundit të Arsenalit, tifozët janë të bindur për titullin kampion

Arsenali po kalon një sezon mbresëlënës këtë sezon. “Topçinjtë” udhëheqin tabelën e klasifikimit në Premier League, ku gjenden 8 pikë larg Manchester City-t, i cili numëron një ndeshje më pak. Megjithatë, tifozët duken të bindur për fitimin e titullit kampion dhe po shohin mundësinë për të qenë të pranishëm në “Emirates Stadium” në 28 maj për të festuar fitimin e trofeut.

Pikërisht në këtë datë Arsenali luan ndeshjen e fundit në kampionat kundër Ëolverhampton-it. Por prania e tyre në stadium nuk do të jetë e lehtë. Çmimet për një biletë në 28 maj janë një çmenduri e vertetë. Tifozët duhet të paguajnë deri në shifra prej 28 mijë eurosh për të festuar në tribuna titullin kampion. Gjithnjë, nëse Arsenali arrin që të mbyllë kampionatin në vendin e parë në renditje./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online