Drencia është eliminuar në çerekfinalen e Kupës nga Dukagjini, ndërsa trajneri Bledar Devolli ia lë përgjegjësinë arbitrit të takimit. Këtë herë tonet janë më të ashpra se kurrë më parë, teksa trajneri shqiptar është shprehur se do të largohet nga posti i trajnerit pasi nuk mund të vazhdohet më në këtë mënyrë.
“Ne sakrifikojmë familjen tonë. Do flas me presidentin, rrezik ta mbyllë këtë punë këtu. Më vjen keq për këta futbollistë, sepse duket sikur punojmë kot. Nëse i merr ndeshjet e kësaj faze, djemtë punojnë dhe duket sikur punojnë kot. Nuk më vjen keq për vete sepse ne jemi mësuar, por për këta djem. Është gjynah i madh. Është 2021-shi nuk mund të vazhdojmë më kështu, nëse gjyqtari Genc Nuza me stemë të FIFA-së referon kështu, imagjino gjyqtarët tjerë si janë”, tha Devolli. /Sport Ekspres/