“Do e transmetojë për 3 vitet e ardhshme”! Firmoset marrëveshja, ja se ku do të transmetohet Superiorja

Federata Shqiptare e Futbollit ka firmosur sot marrëveshjen me MCN TV, që do të transmetojë për tre vitet e ardhshme kampionatin “Abissnet Superiore”, Kategoria e Parë, si edhe të Kupën e Shqipërisë dhe Superkupën e Shqipërisë.

Sekretari i Përgjithshëm i FSHF-së, Ilir Shulku dhe Administratori i MCN TV, Endri Meksi kanë nënshkruar kontratën mes palëve për të drejtën televizive në ambientet e Shtëpisë së Futbollit.

Ky vendim u miratua nga Komiteti Ekzekutiv i Federatës Shqiptare të Futbollit, që shqyrtoi të gjitha ofertat e ardhura për të drejtën e transmetimit të këtyre kompeticioneve dhe vendosi të shpallë fituese ofertën e kompanisë MCN TV.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *