Bylisi ka bërë një reagim sa i përket takimit me Tiranën. Fillimisht kishte kritika për arbitrin e ndeshjes Klajdi Kola. Madje duke u shprehur se do të kërkohet nga FSHF që ky gjyqtar të mos jetë më kur ballshiotët të zhvillojnë një përballje në futbollin shqiptar, pasi janë të bindur për padrejtësitë e bëra në gjysmëfinalen e zhvilluar ku humbën në shifrat 2-0 ndaj bardhebluve.
Për të vazhduar më tej, Bylisi sqaron edhe “kërcënimin” e publikuar në media për ndeshjen me Tiranën: “Do ta shihni ndeshjen e fundit”. Klubi konfirmon se asnjë zyrtarë nuk ka folur pas kësaj përballje dhe se nga vetë gazeta është thënë se bëhej fjalë për një lapsus, pra pa pasur vërtetësi. /Sport Ekspres/
Reagim
FK BYLIS pas ndeshjes gjysmefinale te Kupes se Shqiperise, te zhvilluar me Tiranen ne kryeqytet dhe duke pare arbitrimin e gjyqtarit Klajdi Kola, i cili na ka mohuar nje penallti ne minuten e 10-te (e 31 sekonda), duke mos akorduar qellimisht nje faull ne zone, ku Torasa ben nderhyrje ne menyre te parregullt ndaj lojtarit tone Ndreca, do te kerkojme qe ky gjyqtar te mos e gjykoje me ne asnje ndeshje skuadren e Bylisit. Ky gjyqtar me vendimet gjate ndeshjes me Tiranen na ka mohuar kalimin ne finale.
Ne lidhje me nje shkrim te botuar sot ne te perditshmen sportive “Panorama Sport”, ku aludohet sikur u kemi thene drejtuesve te Tiranes: Do ta shihni ne ndeshjen e fundit, sqarojme se asnje zyrtar nga presidenca dhe stafi nuk ka folur pas ndeshjes, pervec trajnerit qe ka dale ne konferencen e zakonshme per shtyp. Kemi kontaktuar edhe me drejtues te gazetes te cilet kane pohuar se eshte nje lapsus qe do te sqarohet…Nese do te flisnim apo flasim do e bejme ne momentin e duhur per ato qe duhet te flasim!
Bejme me dije se FK BYLIS do te jete ne heshtje per shtyp deri ne ndeshjen e radhes ne kampionat me Lacin…!