Në ndeshjen e fundit që Napoli fitoi ndaj Fiorentinës në Serinë A, u dëgjuan edhe koret raci.ste në drejtim të futbollistëve kundërshtarë. Koulibaly, Osimhen dhe Anguissa janë prekur nga fjalët e tifozëve dhe për këtë arsye klubi ka vepruar menjëherë. Mediat italiane raportojnë se Napoli ka dërguar kërkesë dhe e ka bërë të qartë se nëse një situatë e tillë do të përsëritet, atëherë do të braktisin ndeshjen dhe do të dalin nga stadiumi.
Ndërkohë Fiorentina ka kërkuar ndjesë në lidhje me këtë rast duke premtuar përjashtimin e personave që kanë ofenduar lojtarët e Napolit. “A më thirrët majmum? Hajdeni këtu tani dhe ma thoni prapë në sy nëse mundeni”, do të shprehe Koulibaly pas përfundimit të takimit. /Sport Ekspres/