Është një shenjë fati? Kjo është mënyra sesi mediat italiane dhe vetë klubi i Interit ka pasqyruar afrimin e Kristjan Asllanit. Mesfushori shqiptar ka lindur në datën 9 mars, po në të njëjtën datë kur është krijuar edhe klubi i zikaltërve.
Për më tepër goli i parë i tij në Serinë A do të vinte pikërisht kundër Interit, si për t’i bindur më tepër zikaltërit se duhej të nënshkruanin patjetër me të. Gjithashtu në mediat italiane thuhet se “vogëlushi” ka marrë patentën në ditën e djeshme dhe herën tjetër që do të vijë në Milano, do të kthehet me makinën e tij. /Sport Ekspres/