Diego Armando Maradona është padyshim një nga futbollistët më të mëdhenj në të gjitha kohërat. Nëse ndalojmë tek jeta private e këtij njeriu, atëherë do të shpreheshim se ka 5 fëmijë zyrtarë. Por nëse flasim për ata jo zyrtarët, shifrat do të shkonte shumë më e madhe.
Së fundmi është një i ri nga Kuba, Lara, që në një nga televizionte më të ndjekura në Argjentinë është shprehur së është djali i Maradonës, pra i Zotit. Sigurisht që për vetë legjendën e futbollit kjo histori romantike e kaluar me mamanë e këtij të riu, që tashmë ka ndërruar jetë, është vetëm një prej shumë romancave gjatë jetës.
Por 18-vjeçari Santiago Lara ka ngulmuar duke u shprehur: “Kur kam qenë 5 vjeç kam blerë një gazetë dhe e pashë fytyrën time atje. Ata shkruanin se unë isha fëmija i Maradonës. Mamaja ka ndërruar jetë nga kanceri në moshën 23-vjeçare. Ajo e kishte takuar Diegon nëpërmjet një shoku të ngushtë, Ferit. Ia ka thënë të vërtetën edhe babait jo-biologjikë, një javë përpara se të ndërronte jetë. Unë dëshiroj të bëj edhe analizat për ta vërtetuar”, ka thënë i riu nga Kuba. /Sport Ekspres/