Duket se në venat e familjes Shumaker rrjedh vetëm shpejtësia dhe adrenalina e Formula 1. Pas pensionimit të legjendës gjermane, Majkëll Shumaker, që mbetet ende i pavetëdijshëm pas tronditjes së pësuar, është djali i tij i cili do të kërkojë historinë në Formula 1. Në kategorinë e dytë të garave, 21 vjeçari zhvilloi një sezon të shkëlqyer dhe pritet të debutojë vitin e ardhshëm në “Formula 1”. Ai ishte pjesë e programit të të rinjve të Ferrarit. Lideri i “kokëkuqes” për të rinjtë, Mathias Binnoto shpreson se piloti do t’i bashkohet Ferrarit në te ardhmen, për të përsëritur historinë e babait.
“Mick po zhvillon një sezon të shkëlqyer në Formula 2. Detyra e tij është të bëjë progres në krahasim me vitin e kaluar dhe po e arrin mjaft mirë. Do të mendojmë se çfarë do të ndodhë me të kur të vijë koha. Llogjika na thotë se ai do të debutojë me një nga skuadrat më të vogla të Formula 1 dhe më pas shpresojmë se do t’i bashkohet ferrarit” – u shpreh Binnoti në lidhje me Mick Shumaker. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/