“Ditën e parë të grumbullimit nuk e ndjeja atmosferën e shkuar”, Taipi tregon edhe raportin e vëllain: Nuk më pëlqen ndjesia e të qenurit kundërshtarë

Gjelbrim Taipi është një lojtar kyç në Kukësin e Diego Longos. Futbollisti shqiptar është i ftuar në studion e emisionit “Ora Sport“ në “Ora TV”, ku ka treguar atmosferën që ekziston te klubi verilindor. Taipi zbulon se ka qenë skeptik në ditët e para të grumbullimit, por trajneri italian ka krijuar një grup të fortë dhe ka sjellë harmoninë mes tyre. Gjithashtu mesfushori ka folur edhe për raportin me vëllain e tij, teksa thekson se nuk i ka pëlqyer ndjesia kur e ka pasur kundërshtar në fushë sezonin e shkuar.

“Kur jemi grumbulluar në fillim kemi qenë vetëm 3 veta nga viti i kaluar. U fol se viti i kaluar ka qenë për tu harruar. Sa i përket cilësive vitin e kaluar kishte shumë më tepër. Kur erdhëm ditën e parë të grumbullimit të them të drejtën nuk isha shumë i kënaqur sepse nuk e ndjeja atmosferën e vitit të kaluar. Pastaj me ardhjen e trajnerit cdo gjë ka ndryshuar. Ndoshta nuk e besojnë por ne 6 ditë të javës stërvitemi vetëm për taktikë. Por duhet të qendrojmë me këmbë në tokë.

Zënkat mes vëllezërve në futboll? Ka mundësi që mund të zihen. Te ne deri tani nuk ka ndodhur falë Zotit. Kemi raporte të mira. Kur luajmë në zona të ngushta gjithmonë jemi bashkë në një ekip. Kundërshtarë kemi qenë vitin e kaluar kur ishte pjesë e Skënderbeut. Nuk më ka pëlqyer ajo ndjesi të them të drejtën. Kur merrte ai topin thoja ishalla nuk gabon tani. Është një grup shumë i mirë. Pavarësisht nëse humbim apo fitojmë jemi një grup prej 12-13 lojtarësh që shkojmë drekojmë ose darkojmë së bashku”, Gjelbrim Taipi./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online