Festa e ditëlindjes zakonisht bëhet mes miqsh apo familjarësh, me tortë apo ushqim e pije.
Nuk ka ndodhur kështu me Sebastian Koates mbrojtësin e Sportingut të Lisbonës, i cili më 7 tetor mbushi 28 vjeç dhe ishte në fushë, për ndeshjen në transfertë në Portimonense.
Ndeshje për t’u harruar për nga rezultati, sepse Sportingu u mund 4-2 dhe humbi terren ndaj ekipeve rivale për titull, por askush nuk pret titull nga një ekip që në verë ishte në kaos total dhe u rindërtua me urgjencë pas ndryshimit në kreun e klubit.
A clip of Coates comes to Salin’s aid, making sure he doesn’t choke on his tongue after Salin went face first with the post. Well done Coates! You may not have the armband, but no doubt you’re a captain & a big example for this team! @SebastianCoates ??? pic.twitter.com/VQRwUytsVI
— Sporting160 EN (@Sporting160EN) October 8, 2018
Ndeshje e paharrueshme për Koates, sepse uruguajani u bë hero krejt papritur. Asgjë që lidhet me futbollin e luajtur, sepse i shpëtoi jetën portierit Romain Salin.
Kur Portimonense shënoi golin e 2-0, Salin u përplas me shtyllën dhe mbeti i shtrirë në tokë. Festë në stadium, por vetëm Koates e pa portierin pa ndjenja dhe ndërsa stafi mjekësor vraponte për në fushë, mbrojtësi i nxori gjuhën portierit.
Momente paniku, por Koates e shënoi golin e madh të mbrëmjes. Me vone shënoi golin e dytë të Sportingut, që nuk e shmangu humbjen, por fitorja e madhe ishte shpëtimi i portierit.