Ditë speciale për Lenjanin, urim shqip dhe yll në Zvicër

Kampionati në Zvicër ka nisur dhe në formacionin më të mirë (java e tretë) të publikuar nga Blick, ditën e sotme, janë përfshirë dy shqiptarë. Janë Ermir Lenjani dhe Pajtim Kasami ata që shkëlqyen në fundjavë dhe prestigjiozja zvicerane i ka vlerësuar.

Lenjani shënoi golin e parë për Sionin në triumfin 3-1 ndaj Zyrihut. Anësori befasoi me një goditje nga distanca, ndërkohë që më pas i la radhën Pajtim Kasamit të realizonte dy herë dhe t’i jepte fitoren skuadrës së tij.

 

View this post on Instagram

 

?? Das Top-Team der dritten Runde der Raiffeisen Super League. Einverstanden? ?

A post shared by Blick Fussball (@blickfussball) on

Për Lenjanin sot është edhe një ditë e veçantë, pasi feston 30-vjetorin e lindjes. Klubi i tij, Sioni, e ka uruar atë dhe e ka bërë diçka të tillë në gjuhën shqipe. “Gëzuar ditëlindjen Ermir”, shkruajnë zviceranët në faqen e tyre zyrtare në Facebook.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *