“Ditë më dëborë, Kukësi pësonte 5 dhe 6 gola”/ Batuta mes Braçes dhe Gjicit: Kukësi fitonte me Partizanin

Në emisionin “Procesi Sportiv” ka qenë i pranishëm presidenti i nderit të Kukësit, Safet Gjici, së bashku me Erion Braçen. Nëpërmjet lidhjes “Skype” ka pasur edhe batuta që janë shkëmbyer mes tyre pas fitores së Partizanit në shifrat 4-1 ndaj Kukësit. Mes komplimentave të mëdha për verilindorët, Braçe është shprehur se Kukësi mund të pësonte 5 dhe 6 gola në ndeshjen e fundit.

“Vërtet dua t’i bëj shumë komplimente Gjicit që ka bërë ekipin më të mirë që ka pasur ndonjëherë te Kukësi. Por ndodhin edhe këto rezultate, ishte një ditë me dëborë. Një ditë me dëborë ashtu siç janë edhe këto ditë për Safetin që po zhbllokon rrugët duke marrë përsipër punët. Kukësi mund të pësonte 5 dhe gjashtë gola, por është ndalur te 4”.

E menjëhershme ka qenë përgjigja e Gjicit, që nuk mund ta pranonte një konstatim të tillë: “Jo, unë mendoj se Kukësi mund ta kishte fituar ndeshjen ndaj Partizanit dhe jo të pësonte 5 apo 6 gola. Në pjesën e parë e kemi dominuar kundërshtarin, mund të flasin të gjithë për këtë. Kishim 5-6 raste dhe goli i parë erdhi pas një gabimi foshnjarak në mbrojtje. I dyti ishte po e njëjta histori, ndërsa loja mori rrjedhë tjetër pastaj”.

Gjithashtu në emision është përmendur edhe çështja e ligjit të sportit, duke u shtruar pyetja nëse janë plotësuar pikat e shumë përmendura: “Unë dua të jap një duartrokitje të fortë për të gjithë futbollistët, doktorët dhe presidentët e klubeve që kanë luajtur për të argëtuar shqiptarët edhe në këto kohë të vështira”, do të shprehej Braçe. I pyetur nga prezantuesi Manushi nëse kjo duartrokitje vinte edhe për Armand Dukën, presidentin e FSHF-së, Braçe ka thënë: “Mesa di un Armando ishte kundër rifillimit të futbollit”.

Në këtë moment ka ardhur një tjetër ndërhyrje e Gjicit për të saktësuar: “Jo, në fakt Duka ka qenë gjithmonë për zhvillimin e futbollit. Madje futbolli ka nisur pasi Duka ka takuar Ramën. Unë për vete kam qenë kundër bojkotit, por duhet kuptuar se për këta heronjë që janë presidentët, lojtarët dhe kush investon në sport, për këta që po duartrokasim, duhen miratuar ato ligjet”, ka mbyllur Gjici. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online