Federata Shqiptare e Futbollit ka publikuar vendimet e marra nga Komisioni i Disiplinës për sa i përket javës së fundit. Superiorja ka qenë “e mbarë“ në javën e 16 të saj, teksa sjellja e lojtarëve dhe e stafit të ekipeve ka qenë e duhura. E njëjta gjë nuk mund të thuhet për moshat, të cilat përbëjnë listën e dënimeve.
Plot 5 futbollistë të rinj janë pezulluar me nga 5 dhe 7 takime nga aktiviteti futbollistik për shkak të dhunës së ushtruar ndaj kundërshtarëve. Veprime të tilla janë të papranueshme sidomos për lojtarët e një moshe të tillë dhe Komisioni i Disiplinës ka vendosur tu japë një leksion sjelljeje personave përgjegjës për dhunën e ushtruar në fushë.
Vendimet e Komisionit të Disiplinës:
- Lojtari i Akademia e Futbollit U-15, Oresti Rifa, për goditje me grusht ndaj kundërshtarit, në bazë të nenit 47/1/e të KDS, dënohet me 5 (pesë) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
- Lojtari i FC Besa U-15, Ervin Salliu, për goditje me grusht ndaj kundërshtarit, në bazë të nenit 47/1/e të KDS, dënohet me 7 (shtatë) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
- Lojtari i FC Besa U-15, Rejfat Aga, për goditje me grusht ndaj kundërshtarit, në bazë të nenit 47/1/e të KDS, dënohet me 7 (shtatë) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
- Lojtari i FC Internacional Tirana U-19, Juxhino Zeqiraj, për protestë ndaj vendimeve të zyrtarit të ndeshjes, në bazë të nenit 55/2 të KDS, dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
- Lojtari i KF Vllaznia U-19, Geralb Smajli, për goditje ndaj kundërshtarit, në bazë të nenit 47/1/e të KDS, dënohet me 5 (pesë) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
- Lojtari i FC Internacional Tirana U-19, Xheis Rushiti, për goditje ndaj kundërshtarit, në bazë të nenit 47/1/e të KDS, dënohet me 5 (pesë) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
- Rrëzimin e kërkesës së Sh.F.Pepa, në lidhje me lojtarin Luis Miftari, si të pabazuar në Kodin e Disiplinës Sportive.
- Rrëzimin e kërkesës së lojtares së Tirana – AS Femra, Anisa Kotarja, si të pabazuar në Kodin e Disiplinës Sportive.
- Rrëzimin e kërkesës së FK Apolonia, për rishikimin e Vendimit nr. 12 datë 13.01.2021 të Komisionit të Disiplinës, si të pabazuar në Kodin e Disiplinës Sportive.