Disiplina/ Kamza humbet trajnerin për dy ndeshje

Komisioni i Disiplinës në FSHF është mbledhur sot për të analizuar ngjarjet e fundjavës së shkuar në kampionatet e vendit. Ka qenë një javë e qetë në Superiore, me pak probleme për arbitrat, ndërkohë që Disiplina ka pasur punë vetëm me Kamzën dhe Lushnjën. Trajneri i Kamzës Ramadan Ndreu është pezulluar me dy ndeshje për protesta, qime sa duket kanë qenë tepër të ashpra.

Janë pezulluar me dy ndeshje edhe Gentian Çela e Endrien Magani, për sjellje jo sportive në ndeshjen e Lushnjës kundër Kukësit, ndërkohë që është paralajmëruar klubi lushnjar se në rast përsëritje të sjelljes së gabuar të spektatorëve do të dënohet sipas dispozitave që parashikon Kodi i Disiplinës Sportive.

Nga Kategoria e Parë e poshtë, shumë pezullime për lojtarë e drejtues klubesh, por kjo është diçka rutinë tashmë.

Vendimi i Komisionit të Disiplinës së FSHF datë 08.03.2018

Share:

  1. Zyrtari i KF “Kamza”, Ramadan Ndreu, për protesta ndaj vendimeve të zyrtarit të ndeshjes, në bazë të Nenit 56/1/a të KDS, dënohet me 2(dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
  2. KF “Lushnja”, paralajmërohet se në rast përsëritje të sjelljes së gabuar të spektatorëve, do të dënohet sipas dispozitave që parashikon Kodi i Disiplinës Sportive.
  3. Lojtari i KF “Lushnja”, Endrien Magani , për sjellje jo sportive ndaj lojtarit kundërshtar, në bazë të Nenit 48/1.d të KDS, dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
  4. Lojtari i KF “Kukësi”, Gentian Cela, për sjellje jo sportive ndaj lojtarit kundërshtar, në bazë të Nenit 48/1.d të KDS, dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
  5. KF “Erzeni”, paralajmërohet se në rast përsëritje të sjelljes së gabuar të spektatorëve, do të dënohet sipas dispozitave që parashikon Kodi i Disiplinës Sportive.
  6. Zyrtari i KF “Shenkolli”, Albert Rusi , për protesta ndaj vendimeve të zyrtarit të ndeshjes, në bazë të Nenit 56/1.a të KDS, dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
  7. Zyrtari i KF “Shkumbini”, Gani Spahiu, për protesta ndaj vendimeve të zyrtarit të ndeshjes, në bazë të Nenit 56/1.a të KDS, dënohet me 2(dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
  8. KF “Shkumbini”, për sjellje te gabuar te tifozerise, duke shkaktuar ndërprerjen e përkohshme te lojës, ne baze te Nenit 65/3/b, dënohet me zhvillimin e 4 (katër) ndeshjeve pa tifozë në stadiumin përkatës.
  1. Lojtari i KF “Vora”, Agustin Mashi, për sjellje jo sportive ndaj lojtarit kundërshtar, në bazë të Nenit 48/1.d të KDS, dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
  2. Lojtari i KF “Klosi”, Glen Maci, për sjellje jo sportive ndaj lojtarit kundërshtar, në bazë të Nenit 48/1.d të KDS, dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
  3. Lojtari i KF “Sopoti”, Arnold Rreshka, për sjellje jo sportive ndaj zyrtarit të ndeshjes, në bazë të Nenit 49/1.a të KDS, dënohet me (pesë) ndeshje pezullim nga aktiviteti
  4. Lojtari i KF “Gramozi”, Emin Potka, për sjellje jo sportive ndaj zyrtarit të ndeshjes, në bazë të Nenit 49/1/a të KDS, dënohet me 4 (katër) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
  5. Lojtari i KF “Përmeti”, Daut Shehu , për sjellje jo sportive ndaj zyrtarit të ndeshjes, në bazë të Nenit 49/1/a të KDS, dënohet me 4 (katër) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
  6. Zyrtari i KF “Përmeti”, Kleo Sevo, për protesta ndaj vendimeve të zyrtarit të ndeshjes, në bazë të Nenit 56/1/a të KDS, dënohet me 2(dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
  7. Lojtari i KF “Partizani” U-19, Senad Hysenaj , për sjellje jo sportive ndaj zyrtarit të ndeshjes, në bazë të Nenit 49/1/a të KDS, dënohet me 4 (katër) ndeshje pezullim nga aktiviteti
  8. Lojtari i “Term F.C” U-19, Klejdi Koci, për goditje me shkelm ndaj lojtarit kundërshtar, në bazë të Nenit 48/1/e të KDS, dënohet me 5 (pesë) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
  9. Lojtari i KF “Kastrioti” U-17, Klejdi Koci, për goditje me shkelm ndaj lojtarit kundërshtar, në bazë të Nenit 48/1.e të KDS, dënohet me 5 (pesë) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
  10. Pranimin e kërkesës së lojtarit të KF “Turbina”,Ekemini Effiong Eyoh dhe pezullimin e pjesës së mbetur të dënimit. Në bazë të Nenit 33/4 të KDS, lojtari vendoset në provë për një periudhë 6 mujore.
  11. Rrëzimin e kërkesës së lojtarit të KF “Tomorri” , Aristotel Koleci, si të pa bazuar ne Kodin e Disiplinës Sportive.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *