Disfata e Bajernit, këto shifra nuk duhet të na habisin aspak

Bajerni i Mynihut njihet për forcën e tij në futbollin gjerman. Bavarezët numërojnë plot 28 tituj Bundeslige si edhe gjashtë të fundit i kanë radhazi, fakt që përbën një rekord për kampionatin gjerman.

Sot ekipi i drejtuar nga Niko Kovaç, pësoi një disfatë disi shokuese ndaj Gladbahut. Shifrat pas fërshëllimës së fundit ishin 0-3 në favor të miqve, të cilët shënuan me anë të Plea, Shtindël dhe Herrman. Një disfatë kjo, që nxjerr në pah shumë probleme tek bavarezët, por përveç këtyre, interesant është fakti që Gladbahu është ekipi që pothuajse i hap më shumë probleme kampionëve në Bundesligë.

Pikërisht ekipi i Gladbahut është i vetmi ekip në Gjermani, që në 11-të përplasjet e fundit direkte me bavarezët  numëron bilanc më pozitiv se Bajerni. Në 11 ndeshje Gladbahu numëron 4 fitore, kundrejt vetëm 3 të bavarezëve dhe 4 sfida të tjera që janë ndalur në barazim. Gjithashtu dhe golat e shënuar janë në favor të bardhezinjve nga Gladbahu. 14-13 është bilanci për sa i përket golave.

Një statistikë që konfirmon se “macja e zezë” në kampionatin gjerman për Bajernin e Mynihu mbetet Gladbahu.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *