Disa mendojnë se ka lënë futbollin, Ledian Memushaj shënon gol në një nga finalet e Peskarës

Ledian Memushaj ka kaluar këtë sezon në Serinë C të Italisë, duke dalë kështu jashtë skenës së protagonizmit. Madje, disa mund të kenë çuar në mendjen e tyre idenë se mesfushori vlonjat ndoshta mund t’i ketë thënë mjaft karrierës së tij në futboll.

Por lojtari i Kombëtares ka ende potencial për të dhënë në fushën e lojës dhe këtë e ka treguar edhe mbrëmjen e sotme. Peskara është duke luajtur kundër Feralpisalos në fazën play off për ngjitjen në Serinë B, ku në minutën e 6 Memushaj ka tundur rrjetën dhe ka kaluar në epërsi ekipin e tij. Ndeshja mban shifrat 1-1, por në lojë ka ende minuta për tu zhvilluar./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *