VIDEO/ Guardiola gëzon si fëmijë për golin e 5 në minutën e fundit, Mançester Siti me njërën dorë te titulli kampion

Mançester Siti ka marrë sot një nga fitoret më të rëndësishme të sezonit. “Qytetarët” kanë mposhtur me shifrat e thella 5-0 Njukastëllin. Ishte Sterling ai që ngriti siparin e golave në minutën e 19, ndërsa në të 38-ën Laport dyfishon shifrat.

Në pjesën e dytë të takimit Rodri dërgon topin në rrjetë nga goditja e këndit, ndërsa në minuntën e 90 në listën e golashënuesve e shton emrin edhe Fil Fodeni. Por, pavarësisht se udhëhiqnin me rezultatin 4-0, lojtarët e Mançester Sitit nuk e kanë ndalur ritmin, duke shënuar përsëri në sekondat e fundit të takimit.

Mentalitetin e këtij ekipi e tregon vetë reagimi i Guardiolës, i cili gëzon si fëmijë për golin e pestë që u shënua në fund të ndeshjes. Me këtë fitore Mançester Siti shkon në kuotën e 86 pikëve, 3 më shumë se Liverpuli. Në lojë kanë mbetur edhe 3 ndeshje nga përfundimi i kampionatit dhe “qytetarët” janë me njërën dorë te titulli kampion./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

https://twitter.com/kdbtwt/status/1523356983893856256

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online