Disa këshilla i kanë ardhur edhe nga Bledar Kola, trajneri grek flet para ndeshjes: Laçi nuk është ekip modest, jemi të bindur

Trajneri i Craiova, Marinos Ouzounidis, ka folur përpara ndeshjes që do të zhvillohet në “Conference League” me Laçin. Kurbinasit kanë provën e vështirë me skuadrën rumune, me këta të fundit që janë favorit për të kaluar më tej. Disa këshilla të vlefshme i vijnë teknikut grek të Craiovas edhe nga ndihmësi i tij, që njëkohësisht është emër i njohur i futbollit shqiptar, Bledar Kola. Kështu Ouzounidis është shprehur qartë se përballja me Laçin nuk është vetëm udhëtim për turizëm.

“Do të jetë një ndeshje e vështirë me Laçin, sepse kundërshtari ynë nuk është një ekip i dobët. Ne i pamë ata kundër Podgoricës dhe u bindëm se nuk jam një kundërshtar modest. Në Evropë të gjitha ndeshjet janë të vështira, dhe nëse nuk jeni i përqendruar dhe nëse mendojmë se jemi të kualifikuar pa luajtur, atëherë do të bëjmë një gabim të madh”, tha Ouzounidis. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online