DIREKT/ Shpresë për Luftëtarin, autogoli i Sykajt kthen vendasit në lojë

0

E mërkurë, më 15 nëntor, ora 14:00
Stadiumi “Gjirokastra”, Gjirokastër

Luftëtari 1  

Teuta 3

Shënues: Bregu 47′, Sykaj 90′ (autogo)/ Latif 33′, Dediç 56′, 71′

Golat

33′ – Një harkim i Karim shkon te Latif, i cili zhytet me kokë dhe gjen fundin e rrjetës, duke shënuar golin e dytë sezonal.

47’ – Pas një aksioni të gjatë të gjirokastritëve është Dejvi Bregu ai që realizon duke vendosur baraspeshën

56’- Dediç ekzekuton në mënyrë perfekte një goditje dënimi duke kthyer sërish durrsakët në avantazh.

68’ – Dediç pengohet brenda zonës nga Zeqaj dhe gjyqtari kryesor Ziri akordon 11-metërsh.

71′ – Vetë boshnjaku merr përsipër ekzekutimin dhe tregohet i saktë duke gjetur golin e dytë personal dhe të tretin për Teutën.

 90’ – Një goditje e Abazajt gjen devijimin e Sykajt, i cili në tentativë për ta larguar topin e çon në portën e Kastratit, i pamundur për ta ndalur.

Luftëtari: Ruçi, Rapaj, Beqiri, Zeqaj, Zguro, Aleksi, Ramadani (Rapo 61′), Rroca, Bregu, Abazaj, Lamçja (Përgjini 82′). Trajner: Hasan Lika
Teuta: Kastrati, Beqaj (Beqja 52′), Hrkaç, Sykaj, Hakaj, Çyrbja, Lena, Bilali, Karimi (osemene 62′), Dediç (Shehaj 84′), Latif. Trajner: Gugash Magani

Gjyqtarë: Blerim Ziri, Endrit Veseli, Erind Burgu, Laver Alla
Delegat: Alban Tafaj;

Vëzhdues: Pajtim Aliko

Kartonë të verdhë: Zguro 24′, Rroca 55′, Beqiri 56′, Zeqaj 69′, Bregu 87′

You might also like
Leave A Reply

Your email address will not be published.