Drita ka zhvilluar ndeshjen e parë në Luksemburg me skuadrën e Dudelanzh, të vlefshme për raundin e dytë kualifikues të Europa League-s. Në fundin e pjesës së parë ka qenë Xhevdet Shabani, i cili ka shndërruar në gol një pasim të Betim Haxhimusës. Pjesa e parë nuk ka pasur ndryshim rezultati.
Në fraksionin e dytë skuadra vendase ka barazuar rezultatin. Perez ka vendosur ekuilibrin në minutën e 66-të. Në minutën e 80′- të skuadra nga Luksemburgu ka realizuar dhe golin e dytë pas një 11-metërshi të shkaktuar nga Krasniqi, i cili është ndëshkuar dhe me kartonin e dytë të verdhë. Nga pika e bardhë u tregua i saktë Turpel.
Ndeshja e kthimit do të luhet në arenën “Adem Jashari” pas një jave, ku me mbështetjen e tifozëve do të kërkohet një hap historik, pasi më parë asnjë skuadër kosovare nuk ka arritur raundin e tretë të Europa League-s.
Dudelanzh 2
Drita 1
Shënues: Perez 66′, Turpel 80′ (penallti)/ Shabani 45+1′
Karton i kuq: Krasniqi 80′