Europa League/ Turi i parë kualifikues
Ndeshja e kthimit
Laçi 1-0 Anorthosis (1-2)
Shënues: Uzuni 90′
90′ – Pas harkimit nga e majta, Uzuni devijon me kokë dhe gjen rrugën e rrjetës
Formacionet
Laçi: Selmani ; Hadroj (Fangaj 64′), Gjoni, Hoxhallari, Sefgjini; Lushkja, Eller, Jonuzi (Xhixha 81′); Shtubina (Bushi 80′), Uzuni, Kendes. Trajner: B.Prenga.
Anorthosis: Felgueiras; Kofi, Shildenfeld, Rajo, Mikeltadze (Katçarava 51′) , Xhurish, Viktor, Sise, Sotiru, Pranjiç Igiebor. Trajner: R.Levi
Kartonë të verdhë: Eller 38’/ Viktor 82′
DIREKT
77′ – Shtubina provon që të rrezikojë, por topi largohet nga një prej mbrojtësve miq në rivënie anësore. Kanë më shumë inisiativë në këto minuta bardhezinjtë.
71′ – Hoxhallari provon përmes një goditje dënimi, shpëtimtare ndërhyrja e portierit mik, i cili grushton topin në këndore.
68′ – Pas ekzekutimit të një goditje këndi, Hoxhallari bëhet “hero” duke larguar një top nga vija fatale.
57′ – Uzuni provon nga distanca, por tentativa e fierakut është e lehtë dhe kontrollohet nga portieri Felgueiras.
53′ – Eller provon të befasojë, por gabon krejtësisht kroati.
52′ – Katçarava rrezikon menjëherë, duke devijuar një top që harkohet nga e majta, por pa rrezik për portën kurbinase.
44′ – Momente paniku për Hadrojn, i cili largohet nga fusha me barrelë. Lojtari i Laçit mbeti i dëmtuar nga një përplase në dalje të zonës kurbinase, por për fatin e mirë të lojtarit nuk bëhet fjalë për një dëmtim serioz.
41′ – Sise shmang Shtubinën dhe provon me të djathtën, deçizive ndërhyrja e Selmanit që çon topin në këndore.
37′ – Lushkja provon nga një goditje prej distance, topi devijohet dhe shkon në këndore.
33′ – Sise provon me një goditje fluturimthi, por tentativa e tij kontrolllohet nga “gardiani” i Laçit, Gentian Selmani.
31′- Rajo provon nga një goditje dënimi, topi përplaset në mur dhe përfunon në këndore, pavarësisht këmbënguljes së Selmanit për të kontrolluar topin.
Në tribunën VIP të stadiumit të Laçit janë dhe presidenti Armand Duka, së bashku me presidentin e Tiranës, Refik Halili. Po ashtu së bashku prezent është dhe trajneri i bardhebluve, braziliani Ze Maria. Dy përfaqësuesit e Tiranës, po ndjekin nga afër lojtarin e tyre, Elvis Hoxhallari, i huazuar tek Laçi.
19′ – Gjoni ndërpret një aksion të miqve, me skuadrën qipritote që kishte një mundësi të mirë me anë të Xhursish.
18′ – Ndeshje e ekulibruar deri më tani, me skuadrat që janë mjaft të kujdesshme dhe nuk rrezikojnë shumë.
13′ – Miqtë provojnë që të rrezikojnë me një godtije nga këndi, por Selmani është i sigurt me daljen e tij.
1′ – KA NISUR NDESHJA!
PJESA E PARË
Barazim pa gola në pjesën e parë mes Laçit dhe Anorthosis. Qipriotit kanë krijuar më shumë volum, por skuadra kurbinase është mbrojtur mjaft mirë dhe ka tentuar të dalë përpara me anë të kundërsulmeve dhe goditjeve standarde. Në fraksionin e dytë bardhezinjve do u mjaftonte 1 gol për tu kualifikuar në raundin tjetër.
PRAG NDESHJE
Ekipi i parë shqiptar që do të zbresë në fushë për përballjen e dytë në turin e parë të Europa Leagues është skuadra e Laçit. Kurbinasit do të presin në shtëpi skuadrën e Anorthosis, prej orës 17:00, në stadiumin e tyre. Takimi i parë i ndeshjes u mbyll me rezultatin 2-1 në Qipro, me ekipin tonë që kaloi fillimisht në avantazh, por u përmbys nga vendasit.
Skuadra e trajnerit Besnik Prenga ishte ekipi më dinjitoz shqiptar në Europa League, pasi i përballoi mjaft mirë qipriotët, ndërsa sot mund të synojë mrekullinë. Diferencat në buxhetet e skuadrave janë të frikshme, por futbolli nuk është shkencë ekzakte, prandaj është i bukur.
Tekniku vendas ka menduar të hedhë në fushën e lojës një formacion sulmues. Ai ka rreshtuar ekipin e tij 4-3-3. Nuk do të ketë ndryshime nga ndeshja e parë, ndërsa shpresat për shënimin e golit mbahen te Uzuni, Kendes apo i riu Hodraj. Miqtë janë kundërpërgjigjur me një 4-4-2 të pastër.