Vllaznia arratiset, Iliria e Burreli fitore të arta. Paqe në Fier

 

Vllaznia i falet një mbrojtësi dhe fiton në Peshkopi me Korabin. Valto Zeqaj ishte autori i golit të triumfit për shkodranët. Mbrojtësi qendror realizoi golin e vetëm të takimit dhe tashmë kuqeblutë numërojnë 25 pikë, 9 më shumë se Erzeni i vendit të dytë. Shijakasit luajnë nesër në transfertë me Besëlidhjen.

Burreli ka bërë një hap përpara për mbijetesën, pasi ka mundur Shënkollin në shtëpi me rezultatin e ngushtë 2-1. I zakonshmi Ajazi hapi takimin me një gol të realizuar me penallti në fillim të takimit. Më pas Hyseni shënoi edhe golin e dytë. Kulli për Shënkollin hapi takimin, por vetëm kaq. Matjanët triumfuan dhe morën pikët e plota.

Fitore e rëndësishme edhe për Ilirinë. Fushë-krujasit realizuan tre herë në portën e Veleçikut. Xhabrahimi shënoi golin e parë dhe të tretë, ndërkohë që rrugën e rrjetës e gjeti edhe kapiteni Ledio Doçi. Në fund koplikasit ngushtuan rezultatin me anë të Ujkajt, i cili realizoi nga pika e bardhë e 11-metërshit.

Në Fier u luajt një takim që pritej me mjaft interes. Apolonia dhe Tomori, pavarësisht përpjekjeve, nuk arritën të shënonin golin me vlerë trepikësh dhe gjithçka u mbyll në barazim pa gola. Beratasit shkojnë në kuotën e 10 pikëve, kurse Apolonia numëron 13.

KATEGORIA E PARË – Java 19

GRUPI A
PLAY-OFF
Korabi-Vllaznia 0-1

Shënues: Zeqaj 48′

PLAY-OUT
Iliria-Veleçiku 3-1
Shënues:
Xhabrahimi 32′, 75′, Doçi 61′ / Ujkaj 82′ (Pen.)

Burreli-Shënkolli 2-1
Shënues: Ajazi 8′ (pen.), Hyseni 37′ / Kulli 76′

GRUPI B
PLAY-OUT
Datë 2 mars 2019
Apolonia-Tomori 0-0

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *