Champions League/ Raundi i parë kualifikues/ Ndeshja e kthimit
Valeta 1-1 Kukësi (0-0)
Shënues: Santiago 67’/ Dzaria 84′
DIREKT
84′ – Pas një topi nga Rrumbullaku, Irakli Dzaria ka gjetur rrugën e rrjetës, duke e afruar Kukësin me kualifikimin
67′ – Santiago realizon golin e avantazhit për Valetën.
65′- Edhe Et’hemi zë vendine Çyrbes.
59′- Verilindorët e kanë nisur më pirë pjesën e dytë, teksa janë më kërkues dhe kanë nisur të ngacmojnë portën kundërshtare. Ka shtuar forcën sulmuese tekniku Armando Cungu, pasi ka hedhur në fushë kroatin Shpehar dhe boshnjakun Harba në vendin e Zguros dhe Shkodrës.
50′ – Çyrbja jep shkëndijën e parë në fraksionin e dytë, por mesfushori nga Shijaku nuk e gjen dot portën e skuadrës kundërshtare.
39′ – Zguro ndëshkohet me karton të verdhë.
37′ – Sërish vendasit më të rreikshëm me dy goditje nga këndi të njëpasnjëshme, në total Valeta ka ekzekutuar plot 8 goditje nga këndi deri më tani.
34′ – Kukësi mjaft i ndojtur deri më tani, teksa nuk ka krijuar asnjë rast të rreikshëm për shënim. Më shumë insistojnë vendasit të cilët janë hedhur përpara djhe kanë tentuatr disa herë portën.
27′ – Rasti i parë i rreikshëm për Kukësin regjistorhet nga Shameti, me qendërmbrojtësin që i afroht golit.
10′ – Ndeshja ka nisur më mirë për vendasit të cilët kanë goditur 4 goditje nga këndi që në 5 minuta e para. Duhet thënë se ndeshja nuk ka asnjë transmetim televiziv apo online.
1′ – Nis ndeshja!
PJESA E PARË
Kukësi ka bërë shumë pak në 45 minuta e para të ndeshjes, pasi ka qenë shumë mjaft pasiv në ndeshjen e kthimit ndaj Valetës. Verilindorët kanë arritur që ta mbyllin pa gola pjesën e parë, por vendasit kanë dominuar totalisht. Plot 10 goditje nga këndi për Valetën që në pjesën e parë, teksa 5 prej tyre i ka ekzekutuar pa u mbushur 6 minuta lojë. Në fraksionin e dytë Cungu duhet të ndryshojë diçka, pasi skuadra nuk po arrin që të krijojë fare volum.
Prej orës 18.00 Kukësi do të zbresë në fushë në stadiumin Ta Qali të Maltës, ku do të përballet me Valetën.
Asnjë gol dhe shumë pak emocione në Shkodër javën e shkuar, çka çoi të shkarkimi i Peter Pakult, pasi presidenti Safet Gjici priste fitore bindëse dhe lojë sulmuese.
Tani drejtimin e ka marrë Armando Cungu, ai i cili bëri i pari histori me Kukësin në kupat e Europës.
Për ndeshjen e sotme Cungu nuk ndërhyn thuajse asgjë nga ndeshja e parë, duke luajtur sërish me Plakun të vetëm në sulm. Ndërkaq, Albi Alla kthehet titullar, me Qaqin që ulet në stol.