DIREKT/ Dy gola të shpejtë në Zvicër, Skënderbeu gëzon vetëm pak minuta

Ritëm i ulët në pjesën e parë, teksa të dyja skuadrat kanë mngacmuar nv portat respektive. ëendasit disi më kërkues, por asnjë rast serioz. Për t’u veçuar fakti se në stadiumin e Jang Bojsit, shihen flamuj shqiptar në çdo sektor të stadiumit.

Europa League, faza e grupeve

JANG BOJS 2-1 SKËNDERBEU

Shënues: Hoaro 54′, Asale  90+5’/ Gavazaj 51′

GOLAT

51′- Demte, i vetëm me portierin nuk arrin të godasë, Gavazaj ndjek aksionin dhe me portën e boshatisur arrin të kalojë korçarët në avantazh

54′ – Harkim nga e majta për vendasit, Hoaro tregohet i saktë me kokë duke vendosur ekuilibrin

90+5′ – Mbrojtja e Skënderbeut nuk largon një top sç duhet dhe Asale nuk e ka të vështirë të shënojë,.

Jang Bojs: Volfli; Mbabu, Vythrih, Byrki, Jos; Shik, Aebisher (Bertone 71′), Ngamaleu; Teisheira; Nsame,Hoaro (Asale 82′).

Skënderbeu: Shehi; Vangjeli, Jashanica, Aliti, Mici; Muzaka (Taku 75′), Lilaj, Nimaga; Gavazaj, Sahiti (Osmani 68′), Demte.

Kartonë të verdhë: Ngamaleu 4′, Jos 16′, Hoaro  73’/ Aliti 32′, Demte 66′,  Mici 89′, Nimaga 90+4′

EPISODET

75′ – Gavazaj, pas një kalimi mjaft të bukur nga e djathta, godet bukur por “gardiani” vendas devijon në këndore.

74′ – Nimaga rrëzohet brenda zone, por mesfushori ishte më i avancuar se mbrojtja e Jang Bojsit.

70′ – Hoaro del i vetëm me Shehin dhe godet, vendimtare ndërhyrja e “gardianit” të Skënderbeut.

55′ – Muzaka ka një mundësi ideale për shënim, por mesfushori humbet kohë.

45′ Mbyllet pjesa e parë, qetësi në Bernë. 51%-49% zotërimi i topit për vendasit, vetëm një goditje në kuadrat në 45 minuta.

39′ – Mici tenton nga distanca, pa rezultat pasi topi shkon disa metra mbi portë.

32′ – Shik provon nga distanca, por neutralizon rrezikun portieri Shehi.

25′ Skënderbeu po e kontrollon shumë mirë ndeshjen, duke mbajtur ritëm të ulët dhe duke mos e lejuar Jang Bojsin të afrohet me zonën.

7′ – Mundësia e parë kroijohet për vendasit! Ngamaleu harkon mjaft bukur, por topi shkon ngjitur me shtyllën.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *