BRAZIL – MEKSIKË 2-0
Shënues: Nejmar 51′, Firmino 88′
88′ GOL BRAZILI! Nejmar bën gjithçka mirë nga e majta dhe tenton portën, Oçoa devijon lehtë por jo sa për të larguar topin, pasi pas shpinës së tij Firminjo realizon dhe golin e dytë, me portën e boshatisur.
61′ – Kalos tenotn nga distanca për Meksikën, Alison në vështirësi çon topin në këndore.
59′ – Paulinjo ka një rast ideal për të shënuar, por sërish Oçoa i thotë jo pasi është i pozicionuar mirë.
51′ GOL BRAZILI – Brazili realzion golin e avantazhit me anë të Nejmarit. Uilliam bëri gjithçka mirë nga e majta dhe pasoi në qendër të zonës ku nejmar u gjat dhe me portën e boshatisur gjeti golin e dytë në këtë Botëror.
GOOOOOOOOAAAAALLLLLL?@neymarjr @brazil pic.twitter.com/lFxObq0f4m
— GetSportsFocus (@GetSportsFocus) July 2, 2018
50′ – Pjesa e dytë ka nisur më mirë për Brazilin që po dominon në këtë fillim të pjesës së dytë.
27′ – Kutinjo porvon nga distanca, por topi ndalet nga mbrojtja meksikane.
26′ Sërish Brazili, panik në zonën meksikane! Disa tentativa rresht, por asnjë gjuajtje në kuadrat dhe Kutinjo është i fundit që godet mbi traversë.
25′ SUPER RAST NEJMAR! Ylli i Brazilit futet në zonë, kalon në mënyrë fantastike një mbrojtës, por gjuajtja e tij ndalet nga Oçoa.
18′ Nga goditja e këndit për Brazilin, niset kundërsulmi meksikan dhe zbritjet e Meksikës janë fantastike, edhe pse nuk prodhojnë ende rrezik për Alison. Mbrojtësit e krahut të Brazilit duken aspak të sigurt.
15′ Sulmet e Meksikës janë shumë të rrezikshme. Lozano nga e djathta e sulmit është shumë ngacmues dhe një kros i tij për pak sa nuk gjen Çiçariton të vetëm në zonë.
10′ Meksika më aktive, duket agresive si ndaj Gjermanisë. Brazili pret, ende nuk po sulmon fuqishëm.
5′ Sulmi i parë i Brazilit, Nejmar tenton nga distanca, me një gjuajtje qendrore, por që Oçoa e grushton disi me vështirësi.
2′ MEKSIKA RREZIKON! Kros nga Guardado, Alison largon keq dhe Lozano në zonë ka një mundësi të mirë, por gjuajtja e tij devijohet nga Miranda në goditje nga këndi.
1′ NIS NDESHJA!
PJESA E PARË
Barazim pa gola në ndeshjen e para çerekfinale të ditës së sotme mes Brazilit dhe Meksikës. Asnjë gol në 45 minutat e para nga të dyja skuadrat, që kanë prodhuar raste, Meksika e nisi mirë ndeshjen me disa ngacmime të Lozanos, megjithatë me kalimin e minutave Brazili fitoi terren dhe ishte më i rrezikshëm. Nejmar kishte rastin më të volitshëm për të shënuar, por Oçoa edhe një herë tregoi se në Kupën e Botës ai shndërrohet në një hero për skuadrën e tij.
Brazili e nisi ngadalë Kupën e Botës, me një barazim ndaj Zvicrës dhe shumë vuajtje për të gjetur golin, por në ndeshjet pasuese është paraqitur shumë mirë, duke krijuar lojë e raste pa fund. Grupi nuk ishte me i vështiri i mundshmi, por Seleçao duket një kombëtare që mund ta fitojë Botërorin, duke parë që ka një ekip të kompletuar dhe me mbrojtje hermetike, përveç sulmit cilësor.
Në 1/8-at Brazili përballet me Meksikën, skuadër ende e padeshifrueshme, sepse e nisi shkëlqyeshem me fitoren ndaj Gjermanisë dhe më pas u duk se e siguroi kualifikimin, por në ndeshjen e fundit u shpartallua nga Suedia dhe u kualifikua vetëm falë ndihmës së Koresë së Jugut. Në ndeshjen e fundit u pa një Meksikë me shumë probleme dhe kundër Brazilit do të duhet një përmirësim gjigant për të befasuar.
Brazili nuk ka pësuar gol në 10 nga 13 ndeshjet e fundit mes kualifikueseve dhe Botërorit, ndërkohë që lojtarë si Kutinjo e Nejmar duken në formë spektakolare, ndaj Seleçao niset favorite, aq më shumë që në Kupën e Botës nuk është mundur kurrë nga një kombëtare e zonës Concacaf (Amerika e Veriut dhe Qendrore).
Duhet kujtuar se në 6 Botërorët e fundit Meksika nuk e ka kaluar kurrë turin e dytë në rastet kur nuk ka qenë vend organizator.
Për ndeshjen e sotme Brazili nuk ka të gatshëm mbrojtësin Marselo, i dëmtuar në ndeshjen kundër Serbisë, ndërsa Meksika është pa qendërmbrojtësin e pezulluar Hektor Moreno, i zëvendësuar nga Hugo Ajala, edhe ky mbrojtës me shumë eksperiencë ndërkombëtare. Këto janë ndryshime të detyruara, por Meksika bën edhe një ndryshim tjetër, sepse anësori ofensiv Lajun i lë vendin veteranit Rafael Markez, i cili do të luajë si mesfushor para mbrojtjes.
#BRAMEX // This is how they are shaping up in Samara…#WorldCup pic.twitter.com/LNwCYsrKTP
— FIFA World Cup ? (@FIFAWorldCup) July 2, 2018