Kukësi ndodhet në vendin e dytë plot 9 pikë para Luftëtarit, që është dhe kundërshtari i sotëm. Në ndeshjet direkte gjirokastritët janë të avantazhuar dhe kuksianëve ju duhet dhe 1 pikë për të siguruar pozitën aktuale. Në Kukës luhet një ndeshje interesante me dy nga skuadrat më në formë. Kukësi luan edhe për barazim, pasi trajneri Pakult e ka theksuar se për të interes ka vetëm realizimi i objektivit. Në anën tjetër Luftëtari edhe pse mund të mos e mendojë seriozisht vendin e dytë me një fitore sot mund të konsolidonte pozitat në vendin e tretë. Sa i përket formacionit, Kukësi nuk ka në dispozicion Allën, Kalenë dhe Frashërin, ndërsa në anë tjetër Lika duhet të bëjë pa Rrocën, megjithatë në stol e nis dhe Kristal Abazaj.
Kukësi 2-2 Luftëtari
Shënues: Dzaria 13′, 37’/ Lamçja 55′, Xhekosn 77′
GOLAT
13′ – Pas një harkimi nga e djathta, Guri ul për Dzarian, gjeorgjiani kontrollon dhe me pak fat brenda zone dhe më pas godet fort, duke mos i lënë asnjë mundësi reagimi portierit mik.
37′ – Aksion i gjatë i vendasve, Zhderiç harkon për Ethemin, me tetovarin që uli bukur për Dzarian, i cili me kokë nuk e kishte të vështirë të shënojë nga fare pranë portës.
55′ – Kombinimi bukur mes Rapos, Shkurtajt dhe Lamçes, me këtë të fundit që i vetëm me Koliçin ngushton diferencën.
77′ – Pas një hrakimi nga e djathta, Xhekosn del i lirë në krahun tjetër dhe me një goditje të fortë gjen golin e barazimit.
Kukësi: Koliçi, Zhderiç, Shameti, Hoxha, Rrumbullaku, Musolli, Dzaria (Imami 40′), Idrizi, Shkodra, Ethemi (Ebipi 66′), Guri (Balde 46′). Trajner: Peter Pakult. Të gatshëm: Koci, Peposhi, Joti, Koldashi.
Luftëtari: Athanasopulos, Lamçja (Abazaj 58′), Aleksi, Rapa, Rapo, Beqiri (Demo 31′), Ramadani, Xhekson, Jakovljeviç (Liçaj 18′), Bregu, Shkurtaj. Trajner: Hasan Lika. Të gatshëm: Ruçi, Janku, Minga, Ziaj.