Oltijon Kërnaja pati një debutim shumë të suksesshëm në arenën e madhe të futbollit shqiptar te Partizani. Mori një ekip që ishte drejt vendeve të fundit, e solli afër Final Four dhe më pas u largua për mungesë rezultatesh. Por i ftuar në “Sport Focus” që transmetohet në “Ora Neës”, Kërnaja ka treguar më në detaje se nëse nuk do të ishte larguar nga Partizani, atëherë do të ishte arritur dhe Egnatia me pikë.
“Unë me stafin tim përvec ekipit të parë, ishim tërë kohën në vëzhgim të moshave të Partizanit nga U-15 deri te ne, ishim gjithë ditën në Kompleks për të parë këto ndeshjet. Cdo javë merrnim në ekipin e parë, dy lojtarët që kishin bërë më mirë gjatë javës në akademi nga U-16 te ekipi B, bënin stërvitje me ne. Nëse do isha deri në fund, Partizani do të ishte në Final Four. Do të fitonim me Flamurtarin, Dinamon dhe Egnatian, ekipi ishte në ngritje kur ne ikëm, ishte thjesht ngërci i golit psikologjik. Madje kur kam biseduar me stafin kam thënë se ne do të kapim Egnatian me 54 pikë, jo Dinamon që po e po”, tha Kërnaja. /Sport Ekspres/