Të enjten në mbrëmje Dinamo e Zagrebit do të përballet me Skënderbeun në vajtjen e turit play-off në Europa League dhe ndeshja do të gjykohet nga letonezi Andris Treimanis, vetëm 32 vjeç, por me goxha eksperiencë ndërkombëtare.
Deri tani Treimanis ka arbitruar mbi 40 ndeshje ndërkombëtare dhe ka një të veçantë: jep pak kartonë, rreth 3 për ndeshje, por në 42 ndeshje ndërkombëtare ka akorduar 21 penallti!
Ndërkaq, sfidën mes Milanit e Shkëndijës së Tetovës do ta gjykojë austriaku Harald Leçner, i cili ka gjykuar 58 ndeshje ndërkombëtare, duke akorduar 23 penallti dhe një mesatare prej 3,5 kartonësh të verdhë për ndeshje (12 të kuq në total). Milan-Shkëndija do të ketë edhe vëzhgues shqiptar, sepse ish-arbitri ynë Sokol Jareci do të jetë vëzhgues i takimit.