Dinamo po vazhdon që të tentojë afrime të mëdha në skuadër. Sigurisht që e njëjta situatë ishte edhe në transferimet e verës, pasi kryeqytetasit ishin fjala e parë, por këtë herë ndryshon për vetë objektivat e merkatos.
Pas afrimit të Sabien Lilajt, “Supersport” raporton se “nëndetësja blu” është shumë pranë firmës me Regialdon. Ky i fundit ka shkëlqyer në Superiore dhe e njeh shumë mirë kampionatin shqiptar, duke mos kërkuar shumë kohë ambientimi për të dhënë rezultatet që të gjithë presin. /Sport Ekspres/